Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas kërcënimeve me jetë që i janë bërë avokates Adriana Kalaja, ngjarje kjo e bërë publike mëngjesin e ditës së djeshme. Teksa kreu demokrat ka akuzuar për këtë kryeministrin Edi Rama.
Ndërkohë përmes një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social “Facebook”, aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se i njëjti person i cili i ka dërguar mesazhin kërcënues avokates Adriana Kalaja, i ka dërguar edhe asaj po të njëjtin mesazh duke i kërcënuar jetën, por përkundrazi ajo nuk e ka publikuar dhe nuk ka akuzuar publikisht askënd. Kokalari po ashtu ka bërë publik edhe mesazhin e dërguar nga po i njëjti person.
“Por ndërkohë, i njëjti person më dërgoi edhe mua mesazh duke më kërcënuar jetën, por as nuk e publikova dhe as nuk akuzova publikisht as Ramën dhe as Berishën” shkruan ajo.
Kokalari më parë në statusin e saj i ka cilësuar “ata të PD-së” “clowns”, pasi thotë se “Del Sali Berisha dhe jep deklaratë për shtyp se i kanë kërcënuar jetën Sudes, që ka prodhuar këto kohët e fundit. Sudet gjithmonë i kanë shërbyer Berishës, në fakt… ja ashtu, me mashtrime publikut, për të cilat do hidhet në gjyq (Sudja) së shpejti.”
Në përfundim Kokalari citon Berishën duke thënsë se ai: “po prek limitin e keqardhjes dhe së shpejti do përfundojë në një element po aq grotesk sa ata që ka vërdallë.
Kujtojmë se sikurse bëmë me dije më herët avokatja dhe aktivistja Adriana Kalaja është kërcënuar me jetë përmes një mesazhi që i ka mbërritur në rrjetet e saj sociale, nga një profil i rremë në “Facebook”, me emrin “Klaus Bianconeri”.
Pas kallëzimit që avokatja ka bërë pranë autoriteteve dhe verifikimeve paraprake, Policia e Tiranës ka përgatitur materialin procedurial dhe e ka referuar atë në Prokurorinë e Tiranës, duke kërkuar nisjen e ndjekjes penale ndaj autorit të dyshuar.
Postimi i plotë i Kokalarit:
Këta të PD-së janë “clowns” komplet. Del Sali Berisha dhe jep deklaratë për shtyp se i kanë kërcënuar jetën Sudes, që ka prodhuar këto kohët e fundit. Sudet gjithmonë i kanë shërbyer Berishës, në fakt… ja ashtu, me mashtrime publikut, për të cilat do hidhet në gjyq (Sudja) së shpejti.
Por ndërkohë, i njëjti person më dërgoi edhe mua mesazh duke më kërcënuar jetën, por as nuk e publikova dhe as nuk akuzova publikisht as Ramën dhe as Berishën.
Berisha po prek limitin e keqardhjes dhe së shpejti do përfundojë në një element po aq grotesk sa ata që ka vërdallë.
Jam pa fjalë!
“Berisha paralajmëroi se nëse Kalasë i ndodh diçka, përgjegjësinë do ta mbajë personalisht kryeministri Rama, duke e cilësuar atë si nxitës të sulmeve dhe terrorizimit ndaj qytetarëve kundërshtarë…
…Por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet. Imagjinoni ju se si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar qytetarët kundërshtarë.” – thotë Berisha.



