Pas 108 ditësh qëndrese përpara kryeministrisë, Adriatik Lapaj ka vendosur të mbyllë protestën që nisi më 8 dhjetor 2025. Vendimi për t’u tërhequr nga sheshi është shoqëruar me reagime emocionale nga mbështetësit e tij, të cilët e përshkruajnë këtë protestë si një “ishull të rezistencës qytetare”.
Njëri prej tyre reagoi me tone të forta dhe jo pa ironi për ata që, sipas tij, e lanë protestën vetëm:
“Mbaje sheshin kryeministër karrigexhi! Mbajeni sheshin patronazhista! Mbajeni sheshin pushtetarë! Mbajeni sheshin dhe ju ‘qytetarë’ që ju pritëm 108 ditë aty përballë hajdutëve!”



