Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Opinion” se më 23 maj do të kandidojë për kryetar të PD, duke sfiduar në këtë garë elektorale Sali Berisha.
Salianji u shpreh se me situatën aktuale Partia Demokratike nuk është në gjendje të fitojë zgjedhjet përballë Partisë Socialiste.
“Patjetër që do të kandidoj, do të jem në garë më 23 maj. Kam bërë një tur takimesh dhe kam shprehur shqetësimet që demokratët i kanë dhe është bërë një ndarje mendimesh. Unë nuk jam marrë me Berishën dhe me askënd tjetër. Jam marrë me shqetësimet që kanë demokratët për ta bërë PD fituese. PD kështu siç është, është një parti që nuk fiton dot. Unë nuk kam pasur asnjë shqetësim me Berishën dhe asnjë konflikt”, tha Salianji.



