Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës, i cili u arrestua dje pasi u zbulua një magazinë me kanabis ku u gjetën 1105 bimë kanabis, që thuhej se ishte në emër të tij.
Por pas dëshmisë së dhënë në polici dhe hetimeve, Bilal Hasa është liruar nga paraburgimi, ndërkohë që në kërkim është shpallur vëllai i tij Romario Hasa.
Mediat kanë publikuar të tjera detaje nga dëshmia e zyrtarit, ku ai pohonte se ambienti në fjalë përdorej nga vëllai i tij.
“Magazinat i administronte vëllai im Romario”, mësohet të jetë shprehur Hasa, variant që e konfirmoi dhe babai i tij, i cili tha se kontratën e përdorimit e kishte djali tjetër. Po ashtu Hasa paraqiti këtë kontratë që rezultonte në emër të Romario Hasës.
Ndërkohë gjatë qëndrimit në polici Bilal Hasa dhe i ati u përgjuan ku i referohej të vëllait, duke thënë “Na shkatërroi!”
Sakaq, Policia arrestoi faturistin e OSHEE, Erion Dekovelli, i cili akuzohet se nuk informoi për energjinë e konsumuar. Ky i fundit ka deklaruar se kontratat i ka lidhur me Romario Hasën. Sakaq, u shpallën në kërkim dhe dy zyrtarë të OSHEE në Peqin, Ervis Maçi dhe Denis Elezi



