Rriten pesticidet dhe nafta. Kostoja e prodhimit e papërballueshme, Rama nuk shkon në zyrë

spot_img
Advertisements

Eksperti i bujqësisë, Eduard Sharka, në një lidhje me MCN Live, ka komentuar lidhur me rritjen e çmimeve të pesticideve dhe të naftës, duke theksuar se kjo situatë prek drejtpërdrejt fermerët dhe rrit koston e prodhimit në mënyrë të papërballueshme.

Rritja e çmimeve të naftës dhe të inputeve bazë si plehrat është një mbingarkesë për fermerët, sepse shton ndjeshëm kostot e prodhimit. Krahasuar me fermerët e rajonit, ne kemi kosto më të lartë. Pa ndërhyrjen e menjëhershme të shtetit, kjo mund të shtojë arsyet që fermerët të braktisin tokën dhe bujqësinë.

Ai theksoi rëndësinë e ndërhyrjes së qeverisë, përfshirë vendosjen e çmimit tavan dhe kontrollin mbi grumbulluesit, për të shmangur spekulimet dhe për të mbrojtur fermerët.

Një ditë pas nisjes së konfliktit, çmimet u rritën edhe më shumë. Fermerët tanë janë në vështirësi; çdo vit rreth 10% e tyre braktisin bujqësinë. Qeveria duhet të ndërhyjë për të ulur koston e prodhimit dhe për të shmangur rritjen e çmimit për konsumatorin.”

Sipas Sharkës, çmimet e pesticideve janë rritur deri në 20-30%, ndërsa masa minimale që mund të ndërmerrte qeveria është pezullimi i një pjese të taksave për të lehtësuar barrën financiare për fermerët.

spot_img

Latest articles

Related articles