Irani finacues i terrorizmit, por deputetët tanë duhet të flasin për Çamërinë dhe krimet serbe!

spot_img
Advertisements

I ftuar në studio, eksperti ndërkombëtar Ilir Aliaj tha se deputetët tanë nuk e njohin historinë e Shqipërisë dhe merren me çështje 2 mijë kilometra larg.Sipas tij, sot Parlamenti duhet të flasë për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë, krimet serbe ndaj shqiptarëve, e jo për një luftë që nuk na përket.

Në të njëjtën linjë me të ishte edhe ushtaraku dhe historiani Bernard Zotaj.

Pjesë nga biseda:

Aliaj: Në vitin 1913 ka ndodhur një masakër ndaj popullsisë shqiptare në Çamëri. I ka mbledhur një gjeneral grek dhe ua ka rrjepur lëkurën, por Parlamenti nuk merret me këtë. Pra, në vend që të merret me këto gjëra, merret me një çështje mbi 2 mijë kilometra larg.

Zotaj: Parlamentarët nuk e njohin historinë e Shqipërisë. Që në vitin 1911, serbët kanë bërë krime të jashtëzakonshme.

Laçi: Po kërkon shumë që profesorët ta njohin historinë.

Zotaj: Kemi fshatin Kallarat që ka mbetur i boshatisur. Kemi Çamërinë që na e kanë marrë padrejtësisht.

Borakaj: Kujton Çamërinë, por nuk sheh BE-në.

Zotaj: As kështu s’kemi për ta parë.

Aliaj: Në vitin 2019, një gazetar shkon në Konicë, e cila është një qytet i vogël që i përket Greqisë. Gazetari pyeti qytetarët se sa shqiptarë jetojnë në Konicë, dhe ata thonin se kanë qenë disa emigrantë këtu dhe kanë ikur. Gazetari vazhdonte pyetjen: sa shqiptarë me origjinë jetojnë në Konicë? Njëri tha: “Konica është vetëm greke, s’ka qenë kurrë shqiptare.” Nëse ne nuk ngremë kokë për të drejtat tona, askush nuk do të ngrihet për ne.

spot_img

Latest articles

Related articles