17 apartamente i kam në Fier, 15 në Durrës dhe 7 në Tiranë! Dy biznesmenët trafikantë kapen në përgjime

spot_img
Advertisements

Hetimi në Belgjikë dhe Shqipëri i një personi të përfshirë në trafik droge zbulon se si biznesmenët me skedë të pastër penale po rekrutohen në operacionet transnacionale të pastrimit të parave.Në dhjetor të vitit 2019, një shtetas shqiptar, rezident në Anversë të Belgjikës, po mburrej për listën e gjatë të pasurive të tij në Shqipëri, ndërsa ndodhej në përgjim ambiental nga autoritetet belge për implikim në tregtinë e drogës.

Gjatë bisedës së shkujdesur me një tjetër shqiptar, ai zbuloi gjithashtu skemën e tij të pastrimit të parave në marrëveshje me një tregtar lokal hidrokarburesh nga qyteza e tij e origjinës.

“Kam aty në Fier, 17 më duket se kam, 17 hyrje, kam në Durrës nja 15, kam në Tiranë nja 7, kam nja 3 dyqane,” citohet të thotë Besjan Ramaj në dosjen gjyqësore. “Kisha ca ullinj në Belishovë unë, Ardjani m’i bleu, gjoja,” tregon ai

Besjan Ramaj, 56 vjeç, ishte i përfshirë të paktën prej një dekade në aktivitetin kriminal të tregtisë së narkotikëve dhe kishte mbi shpinë një dënim penal të vitit 2012 nga drejtësia norvegjeze, në kohën që po përgjohej nga autoritetet belge.

Por precedentët e tij penalë në Evropë nuk e penguan atë që të investonte më shumë se 1 milion euro në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, duke përdorur si front biznesmenin e Ardjan Malasi dhe kompaninë e tij “Ledio – 04”.

Ndryshe nga Ramaj, Malasi kishte një skedë të pastër penale dhe e ushqente biznesin e tij në dukje të ligjshëm nga paratë cash me origjinë nga tregtia e drogës. Sipas hetimeve të kryera fillimisht nga belgët, biznesi i Malasit shërbeu gjithashtu si maskim për transferta prej dhjetramijëra eurosh nga Shqipëria në Belgjikë përmes kanalesh bankare.

spot_img

Latest articles

Related articles