Vizita e papritur në Tiranë e ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, dhe takimi i saj me kryeministrin Edi Rama ka ngritur pikëpyetje dhe diskutime në media, pasi takimi u zhvillua pa njoftim paraprak zyrtar.
Vizita u bë publike vetëm pasi u publikuan pamje të mbërritjes së saj në zyrën e kreut të qeverisë.
Historiani i njohur Arben Llalla, ka zbuluar se në prapaskenë të këtij takimi është emri i biznesmenit grek, Aleksandër Eksarku.
Ai është një nga figurat e njohura të sektorit të infrastrukturës dhe energjisë në Greqi dhe drejton kompani që operojnë në projekte të mëdha në Ballkan.
“Exarchos” mund të ketë pasur rol në organizimin ose ndërmjetësimin e takimit, për shkak të interesave të kompanive të tij në projekte infrastrukturore dhe energjetike në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë.




