Rama i jep “Kafen e Madhe” në Shkodër ish deputetit të PS, për hotel

spot_img
Advertisements

Familja e ish-deputetit të LSI-së dhe PS-së, Agron Çela, do të rindërtojë “Kafen e Madhe” në Shkodër, pas një debati që zgjati disa vite, teksa godina e cila është një monument kulture u la në harresë dhe u shkatërrua. Dyshimet ishin se shkatërrimi u bë me dashje, kjo për t’i hapur rrugë rindërtimit dhe tjetërsimit të godinës ekzistuese.

Mediat kanë zbuluar dokumentet e lejes së KKTU-së, ku rezulton se ndërtesa ikonike do të shndërrohet në hotel, nga një prej familjeve më me ndikim në qytetin veri perëndimor të Shqipërisë, e cila vetëm para pak muajsh fitoi edhe ankandin e qeverisë për ndërtimin e një resorti në vilën e ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e Velipojës.

Ditët e fundit, qeveria ka firmosur lejen e ndërtimit për “Kafen e Madhe” në Shkodër, teksa dokumentet e siguruara ekskluzivisht nga redaksia jonë flasin se bëhet fjalë për “miratimin e lejes së ndërtimit për objektin, restaurimi, rindërtimi i Kafes së Madhe dhe ndërtim i objektit hoteleri 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë” me vendndodhje në Bashkinë Shkodër.

Rindërtimi erdhi me propozim të subjektit zhvillues, shoqërisë “Xhenis -Sh”, në pronësi të zonjës Belma Çela, bashkëshortja e ish-deputetit Agron Çela, i cili më parë ka qenë nën siglën e LSI-së dhe më vonë të Partisë Socialiste/voxnews/

spot_img

Latest articles

Related articles