Papa Luani XIV bëri sot sërish thirrje për ndaljen e luftës në Lindjen e Mesme.”Ne vazhdojmë të lutemi për paqen në Iran dhe në të gjithë Lindjen e Mesme, veçanërisht për shumë viktima civile, përfshirë shumë fëmijë të pafajshëm”, tha Papa.Më tej Ati i Shenjtë theksoi se “Jam pranë të gjithë popullit libanez në këtë moment sprove të rëndë.”“Fshatrat e krishtera të Libanit jugor, po përjetojnë përsëri tragjedinë e luftës në këto ditë”, shtoi ai.



