Burimet bëjnë me dije se në seancën e sotme nuk është paraqitur as bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, mungesa e së cilës mësohet se lidhet me arsye shëndetësore.
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm avokati i kësaj të fundit, Maks Haxhia, i cili deklaroi para trupës gjykuese se klientja e tij nuk mund të marrë pjesë në seancë për arsye shëndetësore.
Haxhai zbuloi se Xoxa është shtatzënë, për rrjedhojë mjeku i ka ndaluar të marrë pjesë në seanca gjyqësore.
“Klientja është në pamundësi shëndetësore. Është shtatzënë dhe mjeku ia ka ndaluar të vijë në seancë. I kam kërkuar që të sjellë edhe aktin e mjekut,” u shpreh avokati.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të tjera të përfshira në të njëjtën çështje.
Kujtojmë se Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK kishte depozituar kërkesën për kalimin e dosjes për gjykim pesë muaj më parë.
Veliaj po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe disa biznesmenë të tjerë, për akuzat e korrupsionit, pastrim parash dhe fshehje pasurie.



