Ekstradim nga Londra në Tiranë për vjedhje celulari, prangoset shqiptari, i vendoset “Rolex” GPS në këmbë
Edhe dënimi në mungesë për vjedhjen e një celulari mund të çojë drejt ekstradimit në Shqipëri duke e prishur qetësinë e një jete të re nisur në Angli.
Kjo i ka ndodhur Dajlan Hoxhës i prangosur prej Policisë Metropolitane në Londër si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar prej Interpol Tiranës.
Nga dokumentet e gjykatës të Ekstradimeve “Westminster Magistrate Court” disponuar prej gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, 28-vjeçari Hoxha është dënuar në mungesë prej Gjykatës të Tiranës për vjedhjen e një celulari të shtetasit me inicialet S.Y në 10 shtator 2021.



