Në foto është Mejreme Sela, e vetmja kandidate që deri tani është regjistruar zyrtarisht në garën për kreun e Partisë Demokratike. Ndërsa aplikimet e Evi Kokalarit, Alesia Balliut dhe Ervin Salianjit nuk janë pranuar, Sela mbetet i vetmi emër i regjistruar përveç kandidaturës së Sali Berishës.
“Jam një nga personat me backround-in e duhur për të garuar për kreun e PD-së. Pse kam marrë 43 vota në primare? Kam qenë e vetmja që kam thënë të grupi që të mblidhemi para anëtarësisë dhe të prezantojmë programin, një gjë e tillë nuk është bërë. I kam lexuar kriteret dhe i plotësoj. Kam shumë respekt për doktorin, nëse anëtarësisë i intereson një figurë e pastër, e papërlyer, jam unë. Dy shtyllat kryesore janë shëndetësia dhe arsimi”, tha ajo pasi dorëzoi formularin në PD.



