Papa Luani XIV letër “Corriere della Sera”, për 150 vjetorin e gazetës më të madhe italiane

spot_img
Advertisements

Është një mesazh urimi dhe njëkohësisht mirënjohjeje për punën e kryer në një shekull e gjysmë, ai që Papa Luanni XIV i dërgoi gazetës së përditshme italiane “Corriere della Sera”, e themeluar në Milano në vitin 1876. “Prej 150 vitesh historia juaj është e gërshetuar me atë të Italisë, duke dëshmuar rolin e shtypit të shkruar si mjet për shpërndarjen jo vetëm të lajmeve, por edhe të ideve dhe kulturës si një tharm i gjallë i shoqërisë që gazeta juaj ka ndihmuar në ndërtimin e saj”, shkruan Papa në një letër drejtuar drejtorit Luciano Fontana.

Një shekull e gjysmë histori e treguar çdo ditë

Leoni i përshkon këto 150 vite, një shekull e gjysmë histori “të treguar çdo ditë” në faqet e “Corriere della Sera” dhe të ndarë me lexuesit:

Dy lufta botërore, ngritja dhe rënia e fashizmit, kalimi nga monarkia në republikë, terrorizmi i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, rënia e murit të Berlinit dhe situata e vështirë e këtyre ditëve.

Sfida e teknologjive

Duke parë drejt kësaj epoke, Papa shkruan se: “revolucioni teknologjik ju sfidon sot të jeni në lartësinë e kohës”. “Bëhet fjalë – shton ai – për një provë që na përket të gjithëve. Por ekziston – në epokën e inteligjencës artificiale – një detyrë e pazëvendësueshme që ka të bëjë me komunikimin dhe në mënyrë të veçantë me gazetat e mëdha, të ndihmuara në këtë nga bagazhi i historisë së tyre”, dhe kjo është:

Të mos hiqni dorë kurrë nga autoriteti juaj, të garantoni transparencën e burimeve, të respektoni rolin e gazetarëve dhe dinjitetin e lexuesve, të kultivoni dimensionin njerëzor të tregimit, të cilin vetëm përvoja mund ta japë.

“Udhëtim të mbarë!”

Përgjegjësia, pra, “është e madhe”, ashtu siç është e “gjatë” historia e gazetës. “Shumë urime për këtë përvjetor – përfundon Papa Leoni XIV – i cili dëshmon lidhjen e thellë që ju bashkon me Italinë dhe që ju inkurajon të kultivoni së bashku rrënjët tuaja dhe të ardhmen tuaj. Udhëtim të mbarë!”

spot_img

Latest articles

Related articles