Një i moshuar po proteston i vetëm në kryeqytet, teksa në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seancë plenare.
Sipas pamjeve, i moshuari po proteston para godinës së Parlamentit me një megafon.
Ai ngre akuza ndaj qeverisë teksa shprehet se, po vidhen pensionet e qytetarëve.
Më tej ai thekson se ka vetëm një rrugë dhe ajo është zbatimi i ligjit.
“Po vidhni pensionet e popullit. Ju jeni kriminelë, i vidhni kafshatën e gojës pensionistit, je i kundër parimeve demokratike. Një rrugë ka, do zbatohet ligji. Para ligjit jeni të barabartë dhe jo me diferencime”, dëgjohet të thotë i moshuari.



