Sot, më 2 Mars, kreu i PLL Shpëtim Axhami bashkë me Princ Leka II dhe disa anëtarë të Kryesisë së Partisë Lëvizja e Legalitetit, nderuamën Besëlidhja e Lezhës, të mbajtur më 2 Mars 1444.
Kjo datë na kujton se shqiptarët kanë ditur gjithmonë të bashkohen përballë çdo rreziku që ka kërcënuar trojet, atdheun dhe kombin. Fryma e Besëlidhjes mbetet një mesazh i gjallë edhe sot: bashkimi mbi interesin kombëtar është forca jonë më e madhe.
Sot është momenti për t’u bashkuar kundër çdo fenomeni që cenon interesin qytetar, familjen shqiptare, kombin dhe integritetin e trojeve tona.
Aktiviteti i kësaj dite vijoi me projektin “Kthim tek Rrënjët” në këtë qark si një thirrje për rikthim te vlerat tona më të mira🇦🇱



