Hasimja: Jam kundër Molotovit, por kur i mohon opozitës fjalën… çfarë pret të ndodhë ?

spot_img
Advertisements

Protestat e PD/ “Jam kundër molotovëve”, negociatori
Pedagogu Ermal Hasimja, organizatori i tryezes per bashkimin e opozites, i cili vetë ka marrë pjesë në protestat e opozitës duke mbajtur edhe fjalime para tubuesve, ka deklaruar se është kundër molotovëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasimja shprehet se molotovët në protesta garantojnë tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Megjithatë, negociatori i bashkimit të partive opozitare shton se kjo rrugë i mbetet opozitës që pengohet të flasë në Kuvend apo në komisione hetimore parlamentare.

“Unë jam kundër molotovëve në protesta: ndoshta garantojnë foto dhe tituj lajmesh ndërkombëtare, por rrezikojnë të ftohin qytetarin jopartiak. Por gjërat duhen vendosur në kontekst dhe duhen thënë të plota.
Së pari, nuk shoh asnjë qëllimshmëri të dëmtimit të njerëzve apo pronës nga protestuesit.

Së dyti, kur i mohon opozitës mundësinë të flasë në Kuvend, ose mundësinë për komisione hetimore parlamentare, kur përdor adminstratën dhe krimin në zgjedhje, kur pengon drejtësinë dhe synon të ndryshosh ligjet përkatëse … çfarë pret që të ndodhë? Që opozita të organizojë sesion lutjesh në shesh

spot_img

Latest articles

Related articles