Politikanët e shkarkuar dhe protagonizmi i tyre në Emirate dhe Izrael: Koincidencë?!

spot_img
Advertisements

Nëse i vendosim faktet në mënyrë të thjeshtë dhe pa spekulime, del kjo tablo: Arben Ahmetaj ka qenë i lidhur drejtpërdrejt me marrëveshje financimi me Emiratet për rindërtimin pas tërmetit. Të paharruara janë pamjet nga Dubai të tij, Maznikut, Fugës dhe Ballukut tek Nusreti. Të gjithë të(vetë)shkarkuar, disa të arratisur! Belinda Balluku ka marrë pjesë në vizita dhe nënshkrime marrëveshjesh strategjike në Abu Dhabi. E shkarkuar! Erion Veliaj ka zhvilluar vizita dhe bashkëpunime si me Emiratet ashtu edhe me Izraelin për projekte urbane. Në arrest! Pirro Vengu është përmendur në kontekst të marrëveshjeve të mbrojtjes me Izraelin, si krijimi i Kayo. I shkarkuar! Elisa Spiropali ka realizuar vizita zyrtare në Izrael. E shkarkuar! Mirlinda Karçanaj dhe institucioni i saj ka qenë i përfshirë në projektet nga Emiratet për AI dhe në bashkëpunimet për siguri kibernetike me Izraelin. E shkarkuar, ne arrest! Madje dhe Taulant Balla, socialisti i vjeter duket se vizitat zyrtare (dhe jo) në Abu Dhabi nuk i kanë sjellë fat. Ministër i shkarkuar!
Kush e ka radhën tani?

spot_img

Latest articles

Related articles