Heshtja e ish-ministres dhe deputetes së qarkut të Elbasanit, Bora Muzhaqi, për gjendjen e infrastrukturës në zonë ka bërë që qytetarët të “shfrenojnë” fantazinë e tyre.
Në postime dhe komente që po qarkullojnë gjerësisht, hedhin idenë e një teleferiku mbi Shkumbin, ndërsa disa të tjerë e krahasojnë me linjat turistike të vendeve malore europiane.
Banorët e zonës shprehen se, përtej humorit, problematika e rrugës Librazhd–Përrenjas mbetet reale: amortizimi i segmentit, mungesa e ndërhyrjeve të dukshme dhe shqetësimet për sigurinë rrugore me devijimin e ri që ka izoluar juglindjen.
Në këtë kontekst, ironia shihet si një formë reagimi ndaj asaj që qytetarët e perceptojnë si mungesë komunikimi.



