Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Në postin e zv.kryeminsitres është emëruar Albana Koçiu, e cila zëvendëson në këtë pozicion Belinda Ballukun.
Ferit Hoxha, ish- ambasadori i Shqipërisë në OKB, është emëruar ministër i Punëve të Jashtme.
Besfort Lamallari largohet si ministër Drejtësisë dhe merr postin e ministrit të Brendshëm, ndërsa Toni Gogu emërohet në krye të Ministrisë së Drejtësisë.
Erjona Ismaili është emëruar ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndërkohë që si ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës, post i mbajtur deri më tani nga Belinda Balluku, emërohet Enea Karakaçi.
Edhe Ministria e Mbrojtjes ka pësuar ndryshim.
Pirro Vengu është larguar nga detyra e ministrit.
Në vend të tij është emëruar Ermal Nufi



