Reni Ashiku, një prej njerëzve të besuar të ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca, u pyet sot në SPAK lidhur me skandalin e abuzimit me fondet e IPARD.
Ashiku është administrator i Converse Management Consulting (CMC).
Hetimet lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e fondeve të programit IPARD, një skemë mbështetëse e Bashkimit Europian për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale.
Në këtë çështje është e kallëzuar edhe ish-ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca.Nuk dihen ende detaje të plota mbi rolin konkret të personave të përfshirë, ndërsa hetimet vijojnë.



