Miqësia e deklaruar mes Kryeministrit Edi Rama dhe Alex Soros, si edhe roli i gjatë i Open Society Foundations në mbështetjen e reformave kyçe në Shqipëri, sidomos reformës në drejtësi, të lidhur drejtpërdrejt me procesin e integrimit në BE, krijojnë një perceptim të fortë për një afërsi ideologjike dhe institucionale me rrjetin liberal transatlantik. Në të njëjtën kohë, Rama u rreshtua publikisht në mbështetje të “Bordit të Paqes” të drejtuar nga Presidenti Trump, një nismë që është kritikuar hapur nga disa prej OJQ-ve më të njohura të financuara nga Open Society, edhe pse kjo organizate nuk eshte shprehur mbi këtë çështje:
DAWN, Human Rights Watch, Amnesty International, US Campaign for Palestinian Rights, Jewish Voice for Peace dhe rrjetet palestineze të të drejtave të njeriut, e shohin Bordin si një strukturë që anashkalon OKB-në dhe nuk garanton përfaqësim real palestinez.
Hendeku bëhet i dukshëm: nga njëra anë Shqipëria synon integrimin europian dhe mbështetet në reforma të ndikuara nga fondacione që promovojnë multilateralizmin dhe të drejtën ndërkombëtare, nga ana tjetër, ajo pozicionohet krah një nisme që një pjesë e këtij ekosistemi e kundërshton si politikisht problematike.
Kjo krijon një pamje të politikës së jashtme shqiptare që duket shumë e lëvizur sipas rrethanave, sesa e mbështetur në një vijë të qartë strategjike, apo parime të qendrushme.
Duke qenë se sot ne kemi një Qeveri një Kryeministër, atëherë lind pyetja: Cila parimeve u qendron besnik Rama?



