Policia ka arrestuar sot në mbrëmje drejtuesin e mjetit që aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar në Kamëz dhe u largua nga vendngjarja.
Ne pranga është vënë shtetasi Tomorr Shukulli drejtuesi i automjetit që përplasi 7-vjeçarin.
Por në pranga ka rënë edhe shtetësja Valbona Koltreku e cila ka qenë në drejtimin e një mjeti tjetër.
Pas përfundimit të hetimeve nga grupi hetimit është zbuluar se i mituri është përplasur nga dy automjete, dhe goditjen fatale e ka marrë nga automjeti që drejtohej nga Valbona Koltreku.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:20 në rrugën “Kastriotët”, ku automjeti përplasi 7-vjeçarin, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë, i mituri ndërroi jetë në spital.



