Lufta Rusi-Ukrainë/ Papa Luani XIV: Paqja nuk mund të shtyhet, le të ndalojmë armët!

spot_img
Advertisements

Teksa lufta akoma po vazhdon mes Rusisë dhe Ukrains, Papa Luani XIV bëri një thirrje të fortë për ndalimin e menjëhershëm, duke theksuar se paqja është një nevojë urgjente që nuk mund të shtyhet më.

Gjatë lutjes së Angelusit në Sheshin e Shën Pjetrit, në St. Peter’s Square, Ati i Shenjtë kujtoi se “kanë kaluar katër vjet që nga fillimi i luftës kundër Ukrainës”, duke e cilësuar konfliktin si një plagë të hapur për Evropën dhe mbarë botën.

Papa përsëriti apelin e tij për një armëpushim të menjëhershëm dhe për forcimin e dialogut diplomatik.

“Paqja nuk mund të shtyhet. Është një nevojë urgjente që duhet të gjejë hapësirë në zemra dhe të përkthehet në vendime të përgjegjshme. Le të ndalojnë armët, le të ndalojnë bombardimet, të arrihet armëpushim pa vonesë dhe dialogu duhet të forcohet për t’i hapur rrugën paqes.”

Thirrja e Papës vjen në një moment kur lufta në Ukrainë vijon të shkaktojë viktima dhe shkatërrime të mëdha, ndërsa përpjekjet ndërkombëtare për ndërmjetësim mbeten të brishta.

Ati i Shenjtë ka theksuar vazhdimisht gjatë muajve të fundit nevojën për negociata dhe për një zgjidhje paqësore të konfliktit, duke ftuar komunitetin ndërkombëtar të veprojë me përgjegjësi dhe urgjencë.

spot_img

Latest articles

Related articles