Policia e Shtetit: Bjerini nga Maqedonia po qe se e shihni bllokuar për Korçë

spot_img
Advertisements

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në vijim të njoftimeve të mëparshme lidhur me bllokimin e aksit rrugor “Librazhd–Pogradec”, si pasojë e situatës së rënduar të trafikut, ju informojmë për akset alternative për qarkullimin e mjeteve:

🔹 Për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë.

🔹 Për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit.

‼️ Për shkak të bllokimit të plotë të aksit rrugor “Librazhd–Pogradec”, nuk lejohet kalimi as i ambulancave, as i shërbimeve të policisë, zjarrfikësve dhe as i këmbësorëve.

Policia Rrugore është e pranishme në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe monitorimin e situatës. Apelojmë për respektimin e sinjalistikës dhe udhëzimeve të dhëna.

Për çdo emergjencë, mund të telefononi në numrin pa pagesë 112.

spot_img

Latest articles

Related articles