Mbaruan kamikazët në administratë, deputetët gati për harakiri! – REDAKSIONALE

spot_img
Advertisements

Zakonisht ligjet vijne ne rrugen Ministri e linjes, Keshill Ministrash dhe Parlament.

Per cdo ligj ka propozime qe lindin zinxhir dhe filtrohen nga adminstrata e ministrive, ka konsultime, relacione, analiza sociale, ekonomike, politike, mjedisore dhe shendetesore, ka dhe kodifikim, qe cdo fjale te mbarte te njejtin kuptim ne korpusin ligjor shqiptar.

Keshtu eshte zakonisht. Edhe pse Kushtetuta parashikon propozimin e ligjeve nga deputetet, mendohet gjeresisht se keta te fundit do e masin mire ate pjesen e trupit ku bie pergjegjesia, ne rast se do te propozonin ligje klienteliste, apo ligje personale, apo ligje qe favorizojne nje oligark apo nje tjeter.

Te pakten keshtu mendohej deri para disa javesh. Sepse, nese me pare nismat e deputeteve perqafonin kauza si pafajsia e te denuarve politike apo integrimi evropian, sot eshte komplet gje tjeter.

Sot nisma e deputeteve kerkon t’u jape zgjidhje atyre halleve qe lene shqiptaret pa gjume, te tilla se si AKSHI te psonise me leket e shqiptareve pa kontroll, apo se si oligarket te gezojne porte private, edhe keta po me leket e shqiptareve.

Por pra u erdhi radha deputeteve per ta bere nje gje te tille?

Dyshimi bie mbi faktin se administrata tashme nuk firmos me. KM ka ngelur pa kamikaze dhe meqe deshira per te bere “cudira” nuk i mungon, tashme con deputetet nje e nga nje, te bejne harakiri.

Cdo gje e presim me KM!

Sic ka thene nje poet socialist:
Në vendin tim e në vendin tënd.
Një i çmendur, një vend e çmënd.

spot_img

Latest articles

Related articles