SPAK kërkon 40 vite burg për grupin e drejtorve të Veliajt, 5D

spot_img
Advertisements

Prokuroria e Posaçme ka lexuar konkluzionet përfundimtare në gjyqin e njohur si “Dosja 5D”, duke kërkuar dënimin e shtatë zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lidhur me Bashkinë e Tiranës, të akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

SPAK kërkoi dënime me burg për tre ish-drejtorë të Bashkisë dhe katër të pandehur të tjerë, përfaqësues të institucionit dhe të kompanisë “5D”.

Sipas kërkesës së prokurorisë, Redi Molla duhet të dënohet me 11 vite burg dhe ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite, ndërsa për Mariglen Qaton është kërkuar 9 vite burg dhe ndalim funksionesh për 5 vite.

Taulant Tusha përballet me kërkesë për 4 vite burg, ndërsa Albano Janku me 2 vite burg, të dy me ndalim ushtrimi të funksioneve publike për 5 vite.

Për Enton Punavijan dhe Julian Zanajn prokuroria ka kërkuar nga 3 vite burg secili, ndërsa për Nestor Muhametllarin 7 vite burg, të gjithë me masën plotësuese të ndalimit të funksioneve publike për 5 vite. Nga të pandehurit, i vetmi që ndodhet aktualisht në burg është Mariglen Qato.

Sipas SPAK, Redi Molla dhe Mariglen Qato kanë qenë pronarët de facto të shoqërisë “5D Konstruksion”, duke përdorur pronarë fiktivë. Në kuadër të kësaj dosjeje, kompania dyshohet se ka përfituar 12 tendera publikë me vlerë rreth 2 milionë euro në periudhën 2016–2020.

Më herët, Gjykata e Posaçme shpalli fajtor katër të pandehur të tjerë që u gjykuan në proces të ndarë për këtë çështje, por pa dënim me burg. Drejtoresha e klubit shumësportësh Deborah Keçi dhe tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Teuta Guri, Jetjon Mera dhe Renaldo Gjerazi, u dënuan me shërbim prove për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas akuzës, këta të fundit krijuan kushte që favorizonin kompaninë “5D”, në mënyrë që ajo të shpallej fituese në procedurat e prokurimit.

spot_img

Latest articles

Related articles