Deputetja e Vlorës ligj për Oligarkun në portet e Durrësit! Kush fshihet pas Zamira Sinës ?

spot_img
Advertisements

Deputetja e Vlorës nga radhët e Partia Socialiste, Zamira Sinaj, ka depozituar më 6 shkurt projektligjin “Për një shtesë në ligjin nr. 9710, datë 10.4.2007, ‘Për portet turistike në Republikën e Shqipërisë’”.

Në thelb të kësaj nisme qëndron një ndërhyrje direkte në mënyrën se si ndërtohen dhe operohen portet turistike – një sektor tashmë tejet i ndjeshëm për ekonominë dhe zhvillimin e bregdetit shqiptar.

Çfarë parashikon ligji aktual?

Për të kuptuar peshën e kësaj ndërhyrjeje, mjafton të lexohet ligji në fuqi. Ai është i qartë dhe nuk lë hapësirë interpretimi:

Ndërtimi me koncesion i porteve turistike për trafik ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe i pontileve të përhershme, bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për koncesionet.

Leja e ndërtimit jepet nga Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, sipas ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar.

Leja e ndërtimit të pontileve të përkohshme jepet nga i njëjti organ, me afat deri në një vit.

Filozofia e ligjit është e thjeshtë: portet turistike ndërtohen përmes koncesioneve, që në teori garantojnë konkurrencë, transparencë dhe përzgjedhje sipas rregullave të tregut.

Ky mekanizëm synon të mbrojë interesin publik duke shmangur dhënien e pasurive strategjike me procedura të mbyllura.

Çfarë parashikon ligji aktual?

spot_img

Latest articles

Related articles