Ylli Rakipi: Diella mund të bëhet Spiropali, nuk do lekë ajo

spot_img
Advertisements

Aktorja Anila Bisha ka paditur AKSHIN dhe Këshillin e Ministrave, pasi pretendon se imazhi i saj për ministren virtuale Diella, është përdorur pa autorizim. Bisha kërkon dëmshpërblim në shumën një milion euro.

Ylli Rakipi: Aktorja Anila Bisha, ka paditur qeverinë dhe kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për ministren Diella. Ajo pretendon se marrëveshja që ka firmosur ka qenë deri në fund të vitit 2025 dhe bënte fjalë për asistenten virtuale në e-albania dhe jo për ministren Diella. Zonja Lala, si ka mundësi? Edhe Diellën e paskan vjedhur?!

Pano Soko: Anila e ka dhënë autorizimin për tu përdorur si avatar i e-albania.

Ylli Rakipi: Gjithë kjo para e madhe që ka qarkulluar te AKSHI dhe nuk gjetën para të paguajnë Anila Bishën?

Ferdinand Dervishi: Duhet të kishin bërë marrëveshje tjetër.

Klodiana Lala: Nëse ka ndodhur, është skandaloze.

Ylli Rakipi: Po tani çfarë do të ndodhë? A rrezikojmë të humbasim Diellën? Do të paguhet Anila Bisha, apo mund të bëhet imazh tjetër? Pyeta unë njerëz afër qeverisë, thashë si do të bëhet, punë e madhe thanë, i merr Spiropali dy ministri, lek nuk do ajo, kalon direkt ajo…

spot_img

Latest articles

Related articles