Ministrja Kumbaro jep lajmin e mirë: Jemi hapur pa limit

spot_img
Advertisements

Erisa Xhixho akuzoi qeverinë dhe ministrinë e Arsimit për përdorim të rasteve tragjike për politikë. Deputeti i partisë Mundësia nuk kurseu as akuzat personale për ministren Kumbaro, duke i thënë se përfaqësohet nga Arta Dollani.

Duke e cilësuar kërkesën e deputetëve për interpelancë si një politikë e çastit, ministrja Kumbaro e cilësoi dhunën ne shkolla si një fenomen global i nxitur më së shumti nga hapja pa kriter e botës virtuale tek të rinjtë sot.Kumbaro foli me shifra përsa i përket oficerëve të sigurisë dhe numrit të shtuar në institucione, përgatitjes profesionale, numrit të punonjësve socialë e programeve edukuese për të rinjtë.

Kumbaro foli me shifra përsa i përket oficerëve të sigurisë dhe numrit të shtuar në institucione, përgatitjes profesionale, numrit të punonjësve socialë e programeve edukuese për të rinjtë.“Po flasim për një sfidë globale që, në forma të ndryshme, po përjetohet nga të gjitha shoqëritë, dhe që lidhet drejtpërdrejt me dinamikat që shoqërojnë ndryshimin e botës ku rriten fëmijët tanë: E kam fjalën për hapjen pa limit te botes virtuale qe thyen gjithë kodet e komunikimit dhe zhbën konvencionet etike të shoqërive mbi të cilat ngrihen dhe rregullat e sjelljes në shoqëri.329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish, dhe vijon procesi i trajnimit te kandidateve te tjerë… 1183 psikologë dhe punonjës sociale janë aktivë në shkollat publike dhe jo publike te Republikës së Shqipërisë”, tha ndër të tjera Kumbaro.

spot_img

Latest articles

Related articles