nga Dritan Demiraj
Protesta e djeshme ishte një shuplakë e fortë në fytyrën e regjimit të RaMaduros. Mbështetja masive e opozitës dhe e shqiptarëve të vjedhur, të mashtruar dhe të poshtëruar prej vitesh tregoi një të vërtetë të thjeshtë: këtij pushteti po i mbaron koha.
Kur një qeveri rreh qytetarët e vet, kur policia godet deputetët e Parlamentit, kur dhuna bëhet gjuhë zyrtare e shtetit — ajo qeveri ka rënë moralisht dhe politikisht. Rasti i dhunimit të deputetit Nallbati nuk ishte incident, por mesazh terrori ndaj popullit: “rrini urtë ose ju rrahim”.
Por shqiptarët nuk kanë më frikë.
Policia e Shtetit sot nuk mbron ligjin, por mbron narkoqeverinë. Ajo drejtohet nga shërbëtorë të krimit të organizuar, të lidhur me trafikantë dhe banda, të ekspozuar nga përgjimet, dosjet e SPAK-ut dhe shërbimet e huaja. Kjo nuk është polici, por milici e pushtetit kriminal.
RaMaduro mbahet në këmbë vetëm nga:
• krimi i organizuar
• vjedhja masive e qytetarëve
• dhuna shtetërore
• dhe frika që po i ikën çdo ditë
Sot opozita ka popullin me vete. Sot ka zemërim, revoltë dhe ndërgjegjësim. Ky moment nuk duhet humbur.
Nuk ka më vend për gjysmë-hapa dhe fjalë boshe.
Është koha për aksion të pandalshëm, deri në:
• largimin e narkoqeverisë
• rrëzimin e regjimit dhunues
• krijimin e një qeverie tranzitore
• dhe zgjedhje të lira e të ndershme, jo të blera nga krimi
Ky vend nuk është pronë e bandave,
nuk është çiflig i një njeriu të vetëm,
dhe nuk do të sundohet më me shkop gome.
Populli është zgjuar.
Frika ka ndërruar krah.
Fundin po e shohim.
Shqipëria e Shqiptarëve v…. tradhëtarëve.



