Një ditë pas protestës së opozitës para kryeministrisë dhe parlamentit, policia ka dalë me një njoftim zyrtar, duke njoftuar se janë arrestuar 21 persona, mes tyre edhe 7 të mitur.
14 nga të arrestuarit janë: Kreshnik Çeço, Klodian Bajrami, Leonid Tusha, Klejdi Subashi, Suzana Dimushi, Ramazan Nuhu, Florian Nuhu, Daniel Zeka, Andrea Kulla, Fabiol Ahmeti, Geraldo Demiraj, Danjel Kulla, Artur Kadria dhe Arbri Ujkaj.
Ndërkohë në hetim janë vënë 5 anëtarë të PD, sekretari organizativ Ervin Minarolli dhe 4 deputetë: Belind Këlliçi, Flamur Noka, Klevis Balliu, Luçiano Boçi.Ndërkohë nuk është bërë i ditur identiteti i 7 protestuesve të mitur.



