4 vite nga ndarja me “kakunë”, intelektuales rebele Kadrie Kadare

spot_img
Advertisements

Si sot 4 vite më parë, në moshën 86 vjeçare, u nda nga jeta Kadrie Kadare, alias “Kaku”, një nga gratë më të lexuara të Tiranës e gjithë Shqipërisë.

Ajo ishte një grua me kontribute si mësimdhënëse, lektore në Universitet për gjuhën ruse. Ajo ka një kontribut të çmuar në veprën e Ismail Kadare. Ka punuar dhe në disa nga gazetat me të rëndësishme në këto vite të tranzicionit. Korrektore në gazetat Albania, Shekulli, 55. Panorama, Rilindja Demokratike, Mapo. Ajo ishte punësuar për korrigjuar shkrimet e presidentit Berisha dhe më pas qindra libra të ndryshëm.

Por, kush ishte Kadrie Kadareja?

Një “rebele” e vërtetë mund të quhet Kadrie Kadareja, pasi natyra për të folur hapur, edhe në kohë si diktatura, i ka krijuar jo pak tensione familjes së saj. Sistemi komunist i kishte hapur edhe dosje, si e dyshuar “Për agjitacion dhe propagandë” apo se u shërbente agjenturave të huaja.


Agjentja e Sigurimit të Shtetit :”Shigjeta” spiunon Kakune : ” Kadrie Kadare ka thënë : Me veprat e udhëheqësit kryesor të partisë dhe të vëllait tim nuk shkoj as në hale …. Shteti paguan miliona për ti përkthyer në gjuhë të huaja por nuk i lexon njeri ….”

Zv.ministri i Ministrisë së Brendshëm dhe drejtori i Sigurimit, thërrasin Ismailin dhe i tregojnë dosjen.

Ismaili: Po ajo është e çmendur!

E vërteta është se Kakuja kishte dy personalitete dhe varej si ishte kur e takoje.
E para e donte aq shumë Ismailin sa sakrifikoi jetën dhe sytë për të. Ismaili pa zbërthimin e grafisë nga Kakuja nuk ekziston; E dyta e urrente aq shumë sa për vite të tëra ka jetuar vetëm dhe keq.

Shtrigat” dhe “Krokodili

Sipas ish-drejtorit të Arkivit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Kastriot Dervishi , në vitin 1978, Drejtoria e Punëve të Brendshme Tiranë, mbi bazë të një denoncimi, çeli dy probleme të centralizuara: “Shtrigat” dhe “Krokodili”.

Në thelb të këtyre çështjeve ishte emri i Enver Hoxhës, i zënë me gojë në mënyrë të ashpër edhe për pederastinë e tij nga disa prej personave të implikuar. Çështja përfundoi me disa burgosje, këshillime dhe me një vetëvrasje.

Pjesë e dosjes me emrin “Shtriga” ishte edhe Kadrie Kadare. Sipas Dervishit, përmes dosjes bëhet e njohur se “Kadrie Kadare, lindur më 1937, në Gjirokastër, pedagoge në ILB Kamzë, u vu në përpunim paraprak më 15.7.1978.

Më parë ishte marrë në përpunim aktiv 2A, më 3.11.1976, fillimisht si “agjente e mundshme” në shërbim të zbulimeve të huaja e më pas iu ndryshua tendenca në agjitacion e propagandë, më 4.2.1977.

U këshillua më 3.8.1978. Megjithatë, vazhdonte të bënte agjitacion e propagandë sepse “flet shumë ashpër kundër udhëheqësve të Partisë e të shtetit”. Fjalët e saj ishin, ndër të tjera: “Shteti harxhon valutë për të përkthyer veprat e Enver Hoxhës për t’i botuar jashtë, por bota nuk pyet për to. Vëllai im ia ka hedhur Enver Hoxhës dhe ai është i zoti. Po ndërroi situata, do të mbretërojë me librat e tij”.

spot_img

Latest articles

Related articles