Falë një pune të thelluar hetimore dhe informacioneve operative të siguruara në kohë, Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.
Më datë 08.02.2026, strukturat e hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në akse rrugore dhe në territorin e fshatit Babicë e Madhe, pas dyshimeve se dy automjete do të përdoreshin për kryerjen e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të fshehura në një sipërfaqe ullishteje dy automjete të dyshuara të vjedhura, konkretisht:
një automjet tip “Nissan”, me targa të huaja;
një automjet tip “Audi Q5”, me targa të huaja;
Gjithashtu, u sekuestruan edhe 3 bidona me lëndë djegëse (benzinë).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se automjetet dhe lënda djegëse do të përdoreshin për realizimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Automjetet dhe provat e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime shkencore, ndërsa grupi i posaçëm hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.



