Mes kritikave të Edi Ramës se diplomatët shqiptarë nuk janë në nivelin e duhur për sfidat e kohës, Kuvendi po miraton një ligj krejt të ri për shërbimin e jashtëm. Nisma ka hasur debate, sepse parashikon që brenda një viti, e gjithë trupa jonë e diplomatëve, pavarësisht viteve të karrierës të futet në një provim, që për opozitën mund të shërbejë si një pretekst për të futur në sistem individë partiakë.



