Shqiptarët konsumuan 288 kg fara susami me toksinë të rrezikshme

spot_img
Advertisements

Fara susami të importuara nga Bolivia dhe të hedhura në treg në Shqipëri në janar 2026 kanë rezultuar të kontaminuara me aflatoksinë, një toksinë e rrezikshme që dëmton mëlçinë dhe rrit rrezikun për kancer.

Nga 300 kilogramë të importuara, mbi 288 kilogramë janë shitur dhe konsumuar nga qytetarët përpara se të merreshin masa, ndërsa vetëm një sasi minimale është bllokuar. Produkti i kontaminuar është shpërndarë në disa qytete të vendit, duke e shtrirë rrezikun pothuajse në të gjithë territorin.

Ndërsa AKU, si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore, në vend që të kontrollojë produktet ushqimore përpara se ato të futen në tregun shqiptar, mjaftohet me daljen në media për të publikuar deklarata dhe statistika, pasi produkti tashmë është konsumuar nga qytetarët.

spot_img

Latest articles

Related articles