nga Dritan Demiraj
Hapja e dosjeve Epstein në SHBA u hoqi maskën elitave të kalbura që për dekada kanë sunduar botën përmes shantazhit, perversitetit dhe krimit moral. Sot popujt e botës e dinë qartë kush i ka drejtuar dhe si i kanë drejtuar.
Dhe pyetja që djeg është kjo: Po Shqipëria kush e ka drejtuar dhe kush po e drejton sot?
Edhe këtu, në këtë vend të vogël, festat e ndyra, rrjetet perverse dhe pazaret e errëta nuk kanë qenë përjashtim. Ju sjell ne vemendje sektin e ndyre te G-99.
Por ato u shumëfishuan, u institucionalizuan dhe u bënë kusht karriere me ardhjen në pushtet të sektit më antikombëtar që ka njohur Shqipëria: Rilindjes.
Në Rilindje nuk ngjitesh me punë, dije apo moral.
Ngjitesh vetëm nëse je pjesë e sektit, nëse ke heshtur, nëse je shantazhueshëm, nëse je i përdorshëm. Prandaj qeveritë e tyre janë plot me luleshtrydhe të pamoralshme dhe pa shtyllë kurrizore, që sot janë ministra, nesër ambasadorë, pasnesër milionerë.
Shqipëria është shndërruar në fabrikë eksporti për trupat e rinj, për t’i shërbyer interesave të huaja, ndërsa vendi boshatiset dhe rinia ikën. Ky nuk është dështim, ky është projekt anti-Shqiptar.
Një regjim që sundon përmes krimit te organizuar, vjedhjes, droges, prostitucionit, frikës, dosjeve, shantazhit dhe degjenerimit moral nuk është qeveri.
Është pushtim nga brenda.
Koha e tyre ka mbaruar.
Sa më gjatë të qëndrojnë, aq më i madh do të jetë shpërthimi.
Këto mostra duhet të largohen. Tani.
Jo për hakmarrje.
Por për mbijetesën e Shqipërisë.



