“Kurum” – Norma e rrezatimit, 118 herë më e lartë se normalja. Oficerë dhe prokurorë kanë qenë në Bashkinë e Elbasanit

spot_img
Advertisements


Erjon Murataj, anëtar i Këshillit Bashkiak në Elbasan dhe jurist tha në studion e MCN Live se mbetjet e Kurum që janë të sekuestruara në Durrës kanë një normë rrezatimi 118 herë më e lartë se norma e lejuar.

Duke vijuar, Murataj tha se këto mbetje të rrezikshme janë prodhuar nga furrnaltat e Kurum në formën e skories në Elbasan.

Po ashtu Murataj bëri me dije se ditën e djeshme ka pasur prezencë të prokurorëve dhe oficerë në Bashkinë e Elbasanit.

Sipas juristit kjo çështje do të shkojë drejt SPAK-ut.

Produkti nuk ka vendin e origjinës. Dhe vendi i origjinës është Elbasani.

Kurum, ka rreshtur së punuari vijon të ketë reklama në shumë televizione shqiptare. Prokuroria e Durrësit ka nisur një hetim prej më shumë se një viti për disa mbetje. Shumë pak njerëz e kanë parë fletën e analizave që ka ardhur nga laboratori në Itali. Unë e kam lexuar.

Është 118 herë më e lartë norma e rrezatimit. Ka një problem esencial.

spot_img

Latest articles

Related articles