“Do të shkoj në Parajsë. Nuk e di se si një person besimtar mund të votojë demokratët. Thjesht nuk e di”.
Presidenti amerikan Donald Trump e bëri një deklaratë të tillë në fjalimin e tij të gjatë në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes.
Ndonjëherë mendoj, ‘Nuk do të shkoj kurrë në Parajsë’. Nuk ka asgjë që mund të bëj, edhe pse po bëj shumë, madje as për fenë. Feja tani është më tërheqëse se kurrë. Në fakt mendoj se ndoshta do të shkoj në Parajsë. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë gjëra të mira për njerëz perfektë.
Në fjalimin e tij ai alternoi konsideratat serioze mbi Iranin, Groenlandën, ekonominë, me reflektime të tjera.
Nuk mund të kesh një vend të madh pa fe. Duhet të besosh në diçka, ka një arsye pse bëjmë atë që bëjmë. Unë sillem mirë sepse nuk dua të futem në telashe. Kam bërë shumë për fenë, në vitin 2025, u shitën më shumë Bibla sesa në 100 vitet e mëparshme.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson është një person shumë fetar dhe nuk e fsheh këtë. ‘Zotëri, a mund të lutemi?’ pyet ai në drekë. Dhe unë i thashë, ‘Unë lutem?



