19 shqiptar vdesin në ditë nga kanceri! 7000 vdekje në vit

spot_img
Advertisements

Sëmundjet kancerogjene po shfaqin përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Vetëm gjatë vitit të fundit, në Shqipëri janë diagnostikuar mbi 7 mijë raste të reja me kancer, ndërsa këto sëmundje renditen të dytat për nga shkaktimi i vdekjeve, pas patologjive kardiovaskulare. Aktualisht, 16% e humbjeve të jetës në vend kanë si shkak fillestar sëmundjet tumorale.

Gjatë prezantimit të të dhënave deri në vitin 2024, ekspertët vunë në dukje rritjen e disa llojeve të kancerit, e lidhur edhe me stilin e jetesës. Tek meshkujt është konstatuar shtim i rasteve të kancerit të mushkërive, stomakut, prostatës dhe zorrës së trashë.

Tek femrat, kanceri më i përhapur mbetet ai i gjirit, me rreth 800 raste të reja çdo vit. Një rritje e rasteve dhe e shtrimeve spitalore nga sëmundjet tumorale raportohet edhe nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka deklaruar se përmirësimi i shërbimit onkologjik dhe trajtimi i pacientëve me sëmundje të rënda përbëjnë një sfidë personale për të. Sipas projeksioneve, ashtu si në mbarë botën, edhe në Shqipëri pritet një rritje e mëtejshme e rasteve me kancer, kryesisht si pasojë e plakjes së popullsisë.

Statistikat tregojnë se meshkujt janë më të prekur nga sëmundjet kancerogjene krahasuar me femrat.

spot_img

Latest articles

Related articles