Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumente në Bashki

spot_img
Advertisements

Ndërhyrja në argjinaturën e lumit Erzen, e kryer pa leje ndërtimi dhe pa studim teknik, dyshohet se ka shkaktuar përmbytjen e disa fshatrave të Sukthit dhe evakuimin e banorëve, duke vënë në lëvizje Prokurorinë e Durrësit.

Prokurorja Suela Beluli, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Sipas vendimit të datës 4 shkurt 2026, të firmosur nga prokurorja Beluli, hetimet janë nxitur pas situatës së krijuar nga përmbytjet, urdhrit për evakuimin e banorëve dhe denoncimeve publike në rrjete sociale dhe media, lidhur me ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Burime bëjnë me dije, se prokurorja Suela Beluli ka urdhëruar sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës të të gjithë dokumentacionit që lidhet me procedurat e prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim të punimeve për rehabilitimin e argjinaturës, ngritjen e bankinës dhe sistemimin e lumit Erzen, si edhe dokumentacionin tekniko-ligjor të lejes së ndërtimit për këtë objekt.

Krahas hetimeve nga prokuroria e Durrësit, zyrtarët e bashkisë se qytetit bregdetar ndër to dhe kryebashkiakja Emirjana Sako janë kallëzuar dhe në SPAK nga anëtarja e Keshillit Kombetar në PD, Ilirjana Kuçana

spot_img

Latest articles

Related articles