Një fshat turistik me vila dhe hotele luksoze pritet të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll. Investitori i lakuar për këtë investim miliona euro është miliarderi Bashkim Ulaj, i cili duket se është në rregull me ligjin, përderisa ka blerë tokat përpara investimit dhe kredisë bankare, çka ka shtuar lakminë e banorëve të zonës që pretendojnë pjesë të ndryshme të tokës, me çmime të tjera, duke u përballur edhe me çështje gjyqësore.
Në ndihmë të banorëve ka shkuar disa deputetë të opozitës (Mziu, Hoti, Kapri, etj), me porosi ose jo, nga PD dhe të tjerë, për të qenë kontakt mes palëve.
Deputetët janë të qartë për investitorin dhe padinë e palëve në këtë zonë duke dëshmuar interes politik e financiar për çështjen.

Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës.


Pas kësaj firme, Agjencia e Zhvillimit të Territorit ka zbardhur me shpejtësi këtë leje ndërtimit, për objektin “resort turistik blue borgo me 33 struktura akomoduese dhe shërbimi me 3 dhe 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë, 1 strukturë akomoduese tip hotel me 1 dhe 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, 3 struktura social kulturore me 1 dhe 3 kate mbi tokë”, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues “Aba Blue Borgo”.

Në datën 23 janar 2026, kompania e Ulajt regjistroi në Qendrën Kombëtare të Biznesit lejen e ndërtimit të zbardhur nga KKTU.



