Rritje e papreçedentë e çmimeve të ilaçeve, mafia e barnave 250 milion € fitime

spot_img
Advertisements

Farmacitë kanë rritur çmimet e barnave në mënyrë të paprecedentë. Për disa barna me përdorim të gjerë, siç janë antibiotikët apo medikamentet për diabetikët dhe që janë në listën e barnave të rimbursueshme, çmimet janë rritur në mënyrë ekstreme, disa fish krahasuar me çmimin me të cilin janë shitur gjatë vitit 2025.

Ndonëse për këto barna rritja e çmimit të tyre nuk impakton direkt qytetarin që shkon në farmaci për t’i marrë ilaçet, pasi ofrohen falas nga shteti ose pjesërisht falas, nga ana tjetër këto para merren nga xhepat e qytetarëve, duke favorizuar kompanitë farmaceutike që i sjellin ato në tregun shqiptar.

Për shumë barna, çmimet e reja janë publikuar në mënyrë të menjëhershme dhe pa transparencë, duke krijuar kaos në tregun farmaceutik. Sot farmacistët gjenden të painformuar dhe para një vendimi që, sipas tyre, u kërkohet të bëjnë evazion fiskal me shitjen e barnave më lirë sesa i kanë blere.

spot_img

Latest articles

Related articles