E lindur në 1992, Briseida Çakërri është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e qarkut të Vlorës. Ajo u betua më 30 tetor, duke zënë vendin e Bruna Mersinit, e cila kandidoi dhe fitoi postin e kryetares së Bashkisë së Vlorës.
Briseida kujton aktivitetin e saj të hershëm politik, që nisi që në fëmijëri: “Kam qenë vetëm gjashtë vjeç kur mora pjesë për herë të parë në protesta në vitin 1997. Nga atëherë politika ka qenë pjesë e jetës sime. Kam qenë aktiviste në Fresh, pastaj kryetare e organizatës së lagjes dhe më pas për rajonin”.



