TVSH-ja prej 20% po godet prodhimin vendas dhe po favorizon mallrat e importit. Sektori i bujqësisë dhe blegtorisë janë ndër më të prekurit, ndërkohë që ekspertët e konsiderojnë këtë një gafë fiskale që dëmton fermerët dhe rrit çmimet për konsumatorët.
Sot kur një grumbullues blen tek fermeri e ka TVSH-në 0%, ndërsa kur e shet produktin e ka TVSH-në 20%. Praktikisht nuk përfiton rimbursim TVSH-je (pra TVSH 20% në shitje minus TVSH në blerje që është 0%, rezultati mbetet 20%, tvsh për tu paguar për produktin vendas), duke i bërë grumbulluesit jo të interesuar për prodhimin vendas. Ndërsa në import, si në blerje dhe në shitje TVSH-ja është 20%, duke e bërë më tërheqës produktin e huaj



