A janë ushqimet të shtrenjta prej kontrabandës së karburantit?

spot_img
Advertisements

Karburanti në Shqipëri është mesatarisht deri në 40% më i shtrenjtë vendet e rajonit. Goditja nuk mbetet vetëm tek pompa: ajo shpërndahet në koston e çdo kamioni, çdo mjeti dhe çdo zinxhiri furnizimi. Vetëm nga pesha e “Transportit” në shportën e inflacionit (~6.2%), një diferencë e tillë çmimi mund të shtyjë indeksin e çmimeve me deri ~2.5 pikë përqindje në efektin direkt (dhe më tej përmes efektit zinxhir).

Në të njëjtën kohë, llogaritjet e konsumit rrugor për frymë tregojnë se Shqipëria raporton ~326–334 litra/banor/vit, ndërsa rajoni del rreth +37% më lart. Ky hendek lexohet si një sinjal i mundshëm nën-faturimi 30–40%.

Kur karburanti del më i shtrenjtë dhe një pjesë e tregut dyshohet se qarkullon jashtë faturimit, krijohet një kombinim që e bën ekonominë më të shtrenjtë për qytetarët dhe më pak transparente për arkën publike.

Shenjat nuk mbarojnë këtu: ushqimet në Shqipëri dalin rreth ~19% më të shtrenjta se mesatarja e vendeve fqinje të përfshira në krahasim, ndërsa veshjet rreth ~10% më të shtrenjta.

Po të vendoset kjo pranë skenarit të nën-faturimit të karburantit, del pyetja “bombë”: A po paguhet shtrenjtësia e ushqimeve edhe nga kontrabanda e mundshme e karburantit?

Kur karburanti shtrenjtohet 30–40% dhe, në të njëjtën kohë, dyshohet se një pjesë e konsiderueshme e konsumit nuk raportohet, rritet gjasat që kostot reale të transportit të mbulohen nga çmimi i lartë dhe të transmetohen direkt te buka, qumështi dhe shporta e përditshme. Në fund, qytetari e paguan dy herë për vjedhjet e të tjerëve: një herë te pompa dhe një herë te qendrat tregtare.

spot_img

Latest articles

Related articles