Në janarin e vitit të kaluar ngarkesë prej 670 000 litra ose 670 tonë naftë e dyshuar e kontrabanduar nga Tunizia me anijen që mbante flamur të Tanzanisë, ‘Aya Zanoubya’ është sekuestruar në Porto-Romano të Durrësit, informoi policia.
Në pranga kanë rënë kapiteni i anijes, oficeri i parë dhe një marinar, ndërsa po hetohen në gjëndje të lirë 5 shtetas të tjerë, të huaj dhe shqiptarë edhe këta pjesëtarë të anijes.
Thyerja e embargos me Rusinë e Iranin bëhet përmes letrave turke e qipriotë që ndërrohen në ujëra territoriale ndërkombëtare e përfundojnë në Porto Romano.
Por sot kontrabanda nuk është ndaluar. Ekspertët flasin se 15 % e karburantit që hyn Shqipëri është kontrabandë e kompanive të mëdha të naftës. Kualifikohet në 100 ton karburant që futet në pompa dhe shitet pa faturë.
Të dhënat e kompanive nuk përkojnë!






