Ekipi i futbollit “KF Tirana” njofton se vajza e lojtarit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Mesfushori ofensiv nga Costa Rica sapo ishte vendosur në kryeqytet dhe deri tani, ka luajtur tre ndeshje me ekipin. I gjithë klubi bardheblu është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.



