Enio Jaço: Shqipëria nuk pse mburret që u ftua në Bordin e Paqes

spot_img
Advertisements

Në Shqipëri kemi një zakon të vjetër: çdo ftesë ndërkombëtare e kthejmë në mit personal.

Këtë javë ca media u përpoqen të bindin se Shqiperia ka marrë një “ftesë të veçante” nepermjet Kryeministrit.
E vërteta është shumë më e thjeshtë.
Board of Peace nuk është një klub sekret i të zgjedhurve. Është një iniciativë që ka dërguar ftesa në dhjetëra vende. Disa kanë firmosur pa zhurmë. Disa kanë refuzuar me qetësi. Disa nuk janë përgjigjur fare.

Në listën e atyre që kanë pranuar janë: Kosova, Armenia, Azerbaijan, Belarus, Egypt, Hungary, Indonesia, Kazakhstan, Jordan, Morocco, Pakistan, Paraguay, Uzbekistan, Vietnam. etj

Në listën e atyre që kanë refuzuar ose heshtur janë Anglia, Kanada, Norvegjia, Franca, Gjermania, Italia dhe shumica e Bashkimit Europian.

Këto nuk janë vende që presin dekorata për të ekzistuar.
Në diplomaci, ftesat masive nuk janë nder personal. Janë instrument politik. Nuk janë medalje.

Ajo që ka rëndësi nuk është kush u ftua. Por kush pranoi. Kush refuzoi. Dhe pse.

Kur vendet me institucione të forta hezitojnë, ndërsa vendet e vogla entuziazmohen, zakonisht kemi të bëjmë me imazh.
Paqja nuk ndërtohet me borde. As me tituj. As me fotografi.

Ndërtohet me shtete serioze, institucione të besueshme dhe politika që nuk kanë nevojë për zhurmë për të qenë të vërteta.

Shqipëria nuk ka pse të turpërohet që u ftua. Por nuk ka asnjë arsye të mburret sikur u perzgjodh si e veçante.
Në botën reale, prestigji nuk shpallet. Ai dallohet nga heshtja e atyre që nuk kanë nevojë të flasin për të.

— Enio Jaço

Enio Jaço është Ekzekutiv Biznesi me 2 dekada përvojë profesionale në Ballkanin Perëndimor, SHBA dhe Azinë Qendrore. Ai është themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Creative Business Solutions (CBS) dhe (ish) President i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri

spot_img

Latest articles

Related articles