Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në lagjen “15 Tetori” në qytetin e Fierit, ku një burrë rreth 55 vjeç, me profesion mësues i gjuhës angleze, ka rrezikuar jetën në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake, 55-vjeçari ndodhej në apartamentin e tij së bashku me bashkëshorten, kur për rrethana ende të paqarta ka rënë nga kati i gjashtë i pallatit, duke mbetur i varur në pjesën e jashtme të ndërtesës.



